Mali i Zi dhe Shqipëria konsiderohen nga mediat kroate si shkaktarwt kryesorw të ndotjes së brigjeve të Dubrovnikut.
“Dubrovacki Vjesnik” shkruan se mbeturinat vijnë për shkak të erërave jugore dhe rrymave detare, ndërsa ato duken qartë se janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi për shkak të etiketave në gjuhët përkatëse.
Brigjet e parkut kombëtar të Mljet janë mbushur me sasi të mëdha mbetjesh detare, ndërsa nga mbeturinat është mbuluar edhe lugina Gonoturska dhe Blace.
Por mediat kroate njoftojnë se dy ditë më parë në muret e qytetit të Dubrovnikut janë shfaqur edhe pako me marijuanë.
Sipas, “Dubrovacki Vjesnik”, janë gjetur pako me drogë.
Portali “Dubrovacki.hr” raporton se forcat policore po kontrollojnë në zonë për pako të tjera të marihuanës, e cila besohet të ketë rënë në det nga motoskafet nga Shqipëria, Mali i Zi, ose Greqia për në drejtim të Italisë./opinion/
Fitorja e Trump në SHBA dhe çoroditja e argatëve të Serbisë ...
Shpërthimi i gripit të shpendëve/ Austria shpall gjithë vend...
Anulohet televotimi i së hënës për shkak të zhvillimeve në s...
Goditet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, “m...
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë dhe MASHTI-n: Së shpejti do t...
Balluku: Diskutimet për ndërtimin e bazës së NATO-s në Porto...