Autoritet helene kanë vazhduar për gjithë natën kërkimet në anijen e linjës Greqi-Itali për gjetjen e 12 personave që mungojnë prej listës së udhëtarëve.
Sipas informacioneve nga zona e tragjedisë forcat speciale të skuadrës Emak kanë kryer operacione kërkimi gjatë gjithë natës.
Deri në këtë moment autoritetet kanë mundur të identifikojnë personat që mungojnë në listë.
Bëhet fjalë për 7 shtetas bullgarë, një lituanez, tre grekë dhe një turk.
Dyshohet se ata ndodheshin në kabinat kamionëve të tyre, në kohë që Euro Ferry Olimpia u përfshi nga flakët në ngushticën mes Shqipërisë dhe ishullit të Korfuzit.
E ndërsa në terren vazhdojnë operacionet e kërkimit, mes Greqisë dhe Italisë nisur një maratonë diplomatike, seku do ankorohet përfundimisht trageti me flamur italian.
Sipas të drejtës së detit, ajo duhet të ankorohej në Shqipëri pasi ngjarja ndodhi mes ujerave shqiptare dhe greke,por në brendësi të selfit ndërkombëtar të Shqipërisë pasi anija u shty prej rrymave deri 4 milje nga bregu shqiptar, por duket se autoritetet shqiptare nuk preferuan të kenë implikim në menaxhimin e tragetit, pikërisht për mungese të kalatave në portet e saj pak para nisjes së sezonit turistik,ndaj dhe hoqi dorë.
Vendi i dytë që interesohet për ta marrë anijen është vendi i saj i flamurit, Italia, pasi asaj i takon ta ankorojë dhe ta hetojë rastin, por edhe Greqia kërkon të ketë ajo menaxhimin e situatës, pasi pikërisht ishte ky vazhdon ende operacionet e kërkim shpëtimit.
E derisa dy ministritë e jashtme të Greqisë dhe Italisë të gjejnë një zgjidhje diplomatike, ka qenë ministri grek i marinës tregtare Janis Plaqiotaqis i cili ka urdhëruar që anija të ankorohet në një vend të sigurtë, ti hiqen karburantet dhe të përfundojnë operacionet për gjetjen e personave të zhdukur./tch/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë