Vitin e kaluar, gjithsej 2575 qytetarë të Maqedonisë, nga qytetet tjera dhe komunat, e kanë ndryshuar adresën e tyre në letërnjoftime dhe janë bërë shkupjanë.
Të dhënat vijnë nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS), sipas të dhënave të marra nga njësitë rajonale të MPB-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga komunat e Shkupit, më shumë shpërngulje nga nga komuna Aerodrom (630), pastaj Karposh (360), Kisella Vodë e Qendër.
Nga komunat tjera, më shumë të ardhur ka në Gostivar (586), pastaj Kumanovë (416), Ohër (391), Strugë (354) e Manastir (330).
Në Shkup, më shumë qytetarë kanë ardhur nga Manastiri (94), Ohri (86), Prilepi (83), Tetova (81), Velesi (74), Gostivari (72), Kumanova (67), Kërçova (62), etj.
Nga të ardhurit në Shkup, 818 kanë thënë se janë shpërngulur për shkak të martesës, 663 për arsye familjare, 661 pë arsye të përgjithshme, 340 për punësim, dhe vetëm 24 për shkollim.
1020 janë me arsim të lartë, 250 me magjistraturë. Sipas përkatësisë etnike, 2031 janë maqedonas dhe 291 shqiptarë, kurse sipas gjinisë, 1552 janë femra dhe 984 janë meshkuj.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...