Fushata e referendumit do të jetë informative dhe do të financohet nga kursimet e buxhetit.
Mjetet do të tërhiqen nga zërat për reprezentacione të ministrave dhe zërat tjerë, ku ka kursime. Për këtë qëllim, ditët e ardhshme ministritë deri te Ministria e Financave duhet që të dorëzojnë informata rreth mjeteve që mund t’i japin, njofton Portalb.mk.
“Fushata do të jetë informative. Të gjithë qytetarët do t’i informojmë për përfitimet nga Marrëveshje e Greqisë. Vlerësojmë se çështja e referendumit është shumë e rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë dhe se në këtë mënyrë hapim rrugë për Maqedoninë evropiane”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.
Deri më tani, ta ai, për përmbajtjet e publikuara në rrjetet sociale janë harxhuar vetëm 100 euro nga buxheti i shtetit.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...