Është një dekadë më i vjetër se shteti i pavarur në të cilin jeton, por Driton Sherifi nga Kumanova nuk figuron si shtetas i Maqedonisë së Veriut.
I lindur në vitin 1981 në Kumanovë, për disa vite radhazi kërkon nga autoritetet të drejtën e shtetësisë. Por një gjë e tillë nuk i është mundësuar edhe pse plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe Kushtetuese. Shkollën e ka mbaruar në Kumanovë dhe thotë se për taksa ndaj shtetit figuron, ndërsa për shtetësi nuk gjendet në regjistra.
“Aq shumë jam mërzitur në këtë shtet sa nuk di më. Njeriu të mos ketë shtetësi. Kërkojnë dokumente që nuk ekzistojnë. Edhe të sëmurem tani nuk mund të shkoj në spital. Pse? Sepse nuk kam shtetësi – tha Driton Sherifi.
Është i martuar, por fëmijët e tij mbajnë mbiemrin e bashkëshortes. Kërkesa e tij është të lëvizë i lirë si çdo qytetarë në botë.
“Kam dëshirë të jetoj me fëmijët e mi, bashkëshorten dhe familjen. Punë nuk kam por i bëra 40 vjet pa dal askund. Fëmijët kanë marr mbiemrin e gruas. Kam dëshirë edhe unë si çdo njëri të dalë në Preshevë ose diku të shëtis dhe të shoh botën. Nuk di as vetë çfarë të them – u shpreh Driton Sherifi.
Problemin e njëjtë ka edhe vëllai i tij Ardian Sherifi i cili gjithashtu ka aplikuar disa herë për shtetësi por i është refuzuar. Familja Sherifi është vetëm një nga mijëra rastet në vendin tonë të cilët nuk figurojnë dhe nuk i garantohet shtetësia. Ndonëse në mandatin e fundit Kuvendi miratoi ndryshime në Ligjin për shtetësi me qëllim regjistrimin e personave fantom, deri më tani autoritetet nuk kanë lëvizur asgjë në këtë drejtim. Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme fajin e hedhin tek mungesa e dokumentacionit dhe ngecja në procedurat ligjore. Ndërkohë rreth 2 mijë kërkesa për shtetësi presin në Agjencinë për Siguri Kombëtare për t’i dhënë verifikimin përfundimtar nëse aplikuesve u takon ose jo shtetësia./alsat
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...