Shoqata qytetare “Shkupjania Nëna Terezë” sonte me fillim nga ora 19:00 në amfiteatrin para Shtëpisë – përkujtimore të Shën Terezës në Shkup do të organizojë akademi solemne me çka edhe do të përfundojë zyrtarisht manifestimi i 21-të tradicional “Ditët e Shën Terezës”, e cila këtë vit është nën shenjën e 110 vjetorit të lindjes së saj.
Në akademinë, e cila mbahet në ditën e prehjes së Shën Terezës, humanistë dhe shoqata të shquara do të shpërblehen me letrat tradicionale për humanizëm dhe statuja me imazhin e Shën Nënës Terezë.
Fituesit e këtij viti janë: Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Klinika e sëmundjeve infektive pranë Qendrës klinike “Nënë Tereza” – Shkup, Spitali i përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori”, Klinika e fëmijëve Kozle, nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi, IDKNA – departamenti për Gonxhe Bojaxhiun – Nënë Tereza, Atixhe Muratovska – aktorja kryesore në filmin “Toka e mjaltë” dhe Jane Vellkovski – humanist./ts
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...