Maqedonia është shumë më afër anëtarësimit në NATO se në Bashkimin Evropian.
Kështu beson nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mancevski, duke shtuar se procesi i anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike është në nivel të njejtë me atë të BE-së.
“Procesi që kemi kaluar me NATO-n është në një fazë shumë më të avancuar sesa ajo me BE. Sa i përket NATO-s, nëse zgjidhim problemin e emrit vetëm me Greqinë, të nesërmen do të themi se ne mund të bëhemi anëtarë të NATO-s, prandaj kjo është shumë më afër nesh.”
Integrimi në BE nuk do të jetë i shpejtë sipas tij, sepse përveç çështjes së emrit me Greqinë, ka patur kthim prapa në fushat e sundimit të ligjit, të të drejtave të njeriut, në ekonomi, transmeton arbresh.info.
“Prioritetet janë në të njëjtin nivel, NATO është në afate kohore shumë më afër se BE,” ka vlerësuar Mancevski./arbresh.info/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...