Më 5 shkurt do të mësohen kandidatët e opozitës maqedonase për president të shtetit

13:36 | 1 Shkurt 2019
A. B.

Më së voni deri më 5 shkurt do të mësohet se kush ka konkurruar për kandidat presidencial nga OBRM-PDUKM-ja, pasi mbrëmë ka skaduar afati për paraqitjen e kandidaturave.

Ndërkohë më 16 shkurt në Konventën e partisë që do të mbahet në Strugë, do të votohet për kandidatin partiak për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kreu i OBRM-PDUKM-së ka bërë të ditur se partia e tij nuk do t’i bojkotoj zgjedhjet presidenciale edhe nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme