Me 3 shkurt do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, partitë fillojnë me përgatitje

19:08 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 3 shkurt. Pas votimit të ndryshimeve kushtetuese më 15 janar, partitë në mënyrë intenzive do të fillojnë me bisedime për zgjedhjen e kandidatit të tyre, përcjell Zhurnal. LSDM dhe BDI do të negociojnë për një kandidat të përbashkët. Emrat nuk zbulohen, por si kandidatë më serioz thuhet të jenë Nikolla Dimitrov, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Imer Selmani. Vetëm në këtë mënyrë, thonë, mund të pritet fitore që në rrethin e parë.

VMRO-DPMNE do të zgjedhë kandidatin nëpërmjet një konkursi që do të shpallet më 11 janar. Emrat do të jenë të njohur më 16 janar, ndërsa zgjedhja do të bëhet në konventën partiake më 16 shkurt. Edhe ata presin një fitore serioze, duke patur parasysh faktin që promovojnë politika të reja në periudhën që vijon. Si kandidatë të mundshëm përmenden Hristijan Mickoski dhe Trajko Sllaveski. Në zgjedhjet e fundit në garën presidenciale morën pjesë vetëm kuadro partiak. Kështu do të jetë edhe këtë herë, thotë Ilija Dimovski.

Aleanca për Shqiptarët dhe Besa e Kasamit nuk përjashtojnë mundësinë të kandidojnë me kandidat të përbashkët, por për këtë duhet të vendosin organet e partisë.

Mandati i Presidentit Ivanov shkadon në fillim të majit. Sipas Kushtetutës zgjedhja e Presidentit të ri bëhet 60 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual./Zhurnal.mk

 

Të ngjashme