Më 21 mars kandidatët për president do të duhet të paraqiten në KSHZ dhe në afat prej 48 orësh, ky institucion duhet të vërtetojë zyrtarisht kandidaturën e tyre.
Kreu i institucionit për organizimin e zgjedhjeve Oliver Derkoski në një intervistë javore për Alsat deklaroi se, edhe pse aktivitetet në terren nga kandidatët politik kanë filluar më herët, deri tani nuk janë konstatuar shkelje nga ana e tyre.
Derkoski, KSHZ-ja po bën përgatitjet e fundit përpara fillimit të fushatës zgjedhore. Cilat janë specifikat e këtij procesi sa i takon organizimit të zgjedhjeve?
KSHZ-ja, në pajtim me afatet prej shpalljes së zgjedhjeve i plotëson të gjithë veprimtaritë zgjedhore që vijojnë në këtë periudhë. KSHZ-ja i zbatoi edhe të gjithë furnizimet publike të cilat zbatohen në mënyrë më transparente, me procedura të hapura, për dallim prej zgjedhjeve të kaluara. Këtë herë 95% të furnizimeve do të jenë në procedura të hapura publike që të mundet në kohë të organizohet procesi. Jemi nga fundi, kështu që mbetet 21 marsi, data kur duhet që kandidatët të cilët mblodhën numër të mjaftueshëm nënshkrimesh, ose me mbështetjen e 30 deputetëve, të dorëzojnë kandidatura në KSHZ me qëllim që ne t’i kontrollojmë dhe në afat prej 48 orësh të sjellim vendim me të cilin do të konstatojmë nëse ai aplikim i tyre është në rregull dhe praktikisht të bëhen kandidatë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. – u shpreh Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së
Zgjedhjet presidenciale janë të veçanta për shkak të censusit. Çfarë parashikon Kodi Zgjedhor në këtë aspekt?
Kodi Zgjedhor parashikon census i cili duhet të plotësohen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 40% nga votuesit e regjistruar në listë. Për të qenë më e qartë për qytetarët, do të jenë të nevojshëm diku mbi 730 mijë votues të dalin në votime që të mundet rrethi i dytë të jetë valid, të jetë i suksesshëm, që të zgjedhet presidenti nga dy kandidatët në rrethin e dytë. Në rrethin e parë nuk ka census. Është paraparë vetëm nëse ndonjë kandidat ka marrë mbi 900 mijë ose 50% plus një votues, në këtë rast bëhet president i vendit që në rrethin e parë. Gjë e cila deri tani nuk ka ndodhur dhe praktikisht është e pamundur të ndodhë në vendin tonë. – theksoi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së
Edhe në këto zgjedhje nuk mund të anashkalohet pyetja; si është gjendja e listës zgjedhore?
Unë në më shumë raste në periudhën e kaluar dhe tani përsëris së lista zgjedhore është kategori dinamike e cila asnjëherë nuk do të ishte ideale. Nuk do të ketë ndonjë moment kur do të mund të themi “po, tani është ideale lista zgjedhore”. Megjithatë, po ashtu, me përgjegjësi them se në atë listë nuk ka të ashtuquajtur “fantazmë”. Në atë listë gjendjen të gjithë nënshtetasit e vendit të cilët kanë pasaportë, nënshtetësi dhe që janë mbi 18 vjeç. A janë shtetas që janë këtu ose janë jashtë vendit, a e kanë paraqitur qëndrimin e tyre në diasporë, apo nuk e kanë paraqitur, ata janë kategori të veçanta për të cilat ne kemi anekse të veçanta të listës zgjedhore. – pohoi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora