Më 15 dhjetor zyrtarisht do të hapet sezoni turistik në Kodrën e Diellit. Në hapjen solemne, skijimi do të jetë falas, kurse gjatë vikendeve për ata vizitorë që nuk do të mund të arrijnë me vetura – do të ketë transport të tyre nga Guri i Kuq që ndodhet disa kilometra para se të arrish në këtë pikë turistike. Kjo është bërë e ditur nga ana e drejtorit të Elem Tursit, Adem Avziu, gjatë prezantimit të punëve të bëra në një kohë prej shtatë muajve. “Janë vendosur reflektorët për skijim gjatë natës, në shtegun e Aerodromit, pra e kemi shtuar stazën e skjimit për dy kilometra. Janë bërë edhe dy mini-bare për pushuesit, po ashtu për herë të parë kemi vendosur edhe tualete publike që i kanë munguar kësaj qendre dhe ka qenë kërkesë e turistëve, shkallë për të ecur, janë rregulluar dy ski-lifte dhe shumë punë tjera. Këtë sezon e fillojmë me kapacitet të plotë”, tha Avziu.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërkohë u shpreh se Qeveria dhe kompania Elem kanë bërë gjithçka që është e mundur që të ketë një sezon të mirë dhe të përmirësojnë kushtet që kërkohen për vizitorët.
“E gjithë kjo është bërë për të përmirësuar ofertën turistike, guidën turistike që të kemi kushte sa më të mira për turistët. Shpresojmë se rritja e kapaciteteve do të ketë ndikim edhe në zhvillimin ekonomik lokal dhe jo vetëm të Tetovës, por edhe të rajonit në përgjithësi. Kompania Elem do ta ketë gjithmonë mbështetjen tonë në zhvillimin e infrastrukturës”, tha Bekteshi.
Në ndërkohë, edhe ministri i Ekologjisë, Naser Nurdini nënvizoi se pjesë e agjendës për zhvillimit e Kodrës së Diellit është edhe shpallja e Malit Sharr Park Kombëtar. Po ashtu sonte është paraparë edhen sikjim nate ku do të ndriçohen të gjitha stazat e skijimit në një gjatësi prej 2 kilometrave. Këtë vit, Kodra e Diellit shënon 95 vjetorin e ekzistimit. Krahas kësaj, është bërë e ditur se ka një koordinim me policinë për rregullimin e trafikut dhe orientimin e vizitorëve në parkingjet e sinjalizuara pa pagesë P2 dhe P3, në mënyrë që të arrihet zvogëlim i trafikut nëpër Ski-Qendrën dhe vendosja e rendit në komunikacion. /koha.mk/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër