Edhe përkundër ndalesave dhe gjobave, sërish në shumë vende ligji dhe protokollet mbrojtëse kundër pandemisë nuk po respektohen. Një kafene në qendrën tregtare “Biser” në Shkup, mbrëmë i theu të gjitha protokollet, teksa organizoi një festë pa kontroll. Videot në rrjetet sociale treguan të rinj të mbledhur pa asnjë distancë teksa zbaviteshin, madje pinin nga e njëjta nargile.
Rastin në Inspektoratin Shtetëror të Tregut e lajmëruan qytetarët e shqetësuar pak para mesnate. Gjysmë ore më vonë, inspektorët shkuan atje dhe gjetën një sërë parregullsish. Përveç faktit që kishte kaluar orari i punës për baret, që në ditët e javës është deri në mesnatë, lokali madje ende nuk është i regjistruar.
Pronarit iu shqiptua akuzë për kundërvajtje dhe lokalit i ndalohet puna për 30 ditë. Meqë lokali nuk është i regjistruar, më tej me pronarin do të merret Ministria e Brendshme. Kjo nuk është shkelja e vetme e protokolleve ndaj Covid-19. Në shumë lokale nuk respektohet distanca dhe maskat, por deri tani, shumë pronarë kanë kaluar vetëm me paralajmërime.
Problem janë edhe dasmat dhe festat familjare që organizohen në oborre private e ku Inspektorati nuk ka juridiksion. ISHT i kërkoi Komisionit për Sëmundje Ngjitëse protokolle të caktuara për rastet e tilla, në mënyrë që të jenë në gjendje të kontrollojnë nëse masat respektohen ose jo.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...