Google ADS

Mbyllet ambulanca në një fshat të Tetovës, banorët kërkojnë ndihmë mjekësore

18:11 | 30 Nëntor 2019
Arbresh.info

Po premtohet vite me radhë se kjo derë do të hapet dhe brenda saj do ketë mjek kujdestar.

Por edhe përkundër premtimeve të shumta nga Ministria e Shëndetësisë, dera e ambulancës në fshatin Jazhincë vazhdon të jetë e mbyllur ndërsa banorët ndihmë mjekësore kërkojnë me dhjetëra kilometra larg vendbanimit të tyre. Ata ankohen se në mungesë të ambulancës familjarë të tyre kanë humbur jetët derisa kanë arritur në spitalin e Tetovës.

“Kemi pasur rast që ka vdekur njeriu, kushëriri im ka ndërruar jetë para katër pesë viteve, s’ka pas ndihmë, rrugës ka nderuar jetë. Ata na premtojnë rregullisht na premtojnë por nuk ka. Kemi nevojë shumë për mjek”.

Përderisa banorët e Jazhincës, por edhe disa vendbanimeve të tjera në malësi të Sharrit, vazhdojnë të apelojnë për zgjidhje. Ministria e Shëndetësisë premton por pa saktësuar afatin konkret.

“Ne përballemi me deficit të kuadrit mjekësor, sidomos në vendet më të largëta rurale dhe për këtë zbatuam masën për shërbime patronazhi. Tani gjithë të rinjtë që do e marrin provimin në Odën e Mjekëve dhe do marrin licencë për punë, do jenë pjesë e shtëpive të shëndetit, urgjencës dhe shërbimeve të patronazhit që të jenë në disponim si patronazh me sistem rotacioni dhe në pajtim me planin e shtëpive të shëndetit do japin shërbime mjekësore në këto vendet ë largëta”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Fshati Jazhincë, me qindra banorë, nuk ka as mjek privat të fshatit e as dentist./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme