Google ADS

Mbrojtja e Katica Janevës i kontrollon dëshmitë e përgjuara

16:04 | 30 Shtator 2019
A. B.

Mbrojtja e ish-kryeprokurores speciale, Katica Janeva për tre ditë kontrollon dëshmitë e Prokurorisë për rastin ‘Haraçi’.

Avokatët Irena Frçkoska dhe Delje Kadiev pritet pritet t’i shohin edhe dëshmitë që Prokuroria i ka mbledhur gjatë ndjekjes së Janevës, përcjell Teelegrafi Maqedoni.

Prokuroria kishte dhënë urdhër për ndjekjen e Janevës me pasa të posaçme hetimore dy muaj para se të arrestohet.

Prokuroria i pret ato materiale të deklasifikohen dhe nga kjo javë t’i jepen mbrojtjes së Janevës. Në këtë periudhë, kur janeva ka qenë në masa të posaçme hetimoreajo dha dorëheqje nga PSP, ndërsa të dyshuarit e parë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski tashmë ishin në paraburgim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme