Ministri për punë të jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov realizoi takim pune me Drejtorin e përgjithshëm për bashkëpunim evropian pranë MPJ-së së Mbretërisë së Holandës, Mathijs van der Plas, ku pas takimit ata shkëmbyen dhurata.
Ministri Dimitrov e prezantoi agjendën reformiste të Qeverisë, të orientuar drejt kthimit të perspektivës evropiane të vendit. Në këtë drejtim, ai shprehu falënderimet për ndihmën e çmuar të Holandës në zbatimin e proceseve reformatore, si kushte të domosdoshme për integrim në BE dhe NATO. Dimitrov poashtu shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e mira dhe dialogun konstruktiv ndërmjet dy ministrive për punë të jashtme, duke shpresuar për vazhdim të kësaj dinamike të bashkëpunimit.
Përfaqësuesi i lartë i Mbretërisë së Holandës i përshëndeti aktivitetet reformatore të Qeverisë, duke i vlerësuar si sinjal i fuqishëm për orientimin evropian të Maqedonisë dhe vërtetoi përkrahjen holandeze në këtë drejtim.
Përveç çështjeve diplomatike në takim u bisedua edhe për investimin në infrastrukturë për biçiklistë dhe u tha se kjo gjë do të ndikonte si në rritjen e sigurisë në komunikacion ashtu edhe në zvogëlimin e ndotjes në vend.
“Në shtator Evropa shënon javën e lëvizshmërisë, dhe me këtë gjest Dimitrov dhe Van der Plas dërgojnë porosi për përmirësim të kushteve të sigurisë dhe grahjes së biçikletës në Shkup dhe qytetet tjera të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Mbretëria e Holandës dhe Maqedonia në vazhdimësi shkëmbejnë përvoja nga kjo fushë, falë kulturës së pasur tradicionale për biçikleta në Holandë.
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...