Natën e kaluar, një seri tërmetesh me madhësi mbi 4 të shkallës Rihter nuk i la qytetarët të qetë.
Më i forti prej tyre u regjistrua në orën 22:17 me epiqendër prej 65 km në jugperëndim të Shkupit, thonë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
Siç thuhet, ky tërmet ishte në një thellësi prej 10 km nga sipërfaqja e tokës, ndërsa epiqendra ishte 18 km nga Gostivari.
“Sipas të dhënave të mëparshme, ky tërmet më së shumti është ndjerë nga banorët e Mavrovës, Dibrës, Gostivarit, Tetovës dhe Kërçovës me intensitet të shkallëve V-VI sipas shkallës makroseizmike evropiane, ndërsa në pjesë të tjera me intensitet III-IV gradë sipas shkallës së njëjtë”, informojnë nga Observatori Sizmologjik./telegrafi
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë