Mblidhet kryesia e BDI-së, shqyrtohen opsionet për zgjidhjen e krizës në vend

17:12 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thirrur takim të Kryesisë qendrore të BDI në Reçicë të Vogël, ku pritet të analizohet situata politike si dhe zgjidhje për daljen nga kriza, si dhe sjelljen e Lëvizjes BESA.

“Koalicioni opozitar mes VMRO-DPMNE dhe BESA do të jetë në rend të ditës”, ka thënë për “TV 24” deputeti dhe shefi i kabinetit, Artan Grubi.

Sipas Grubit, BESA edhe pse ka dhënë nënshkrimet për shumicë, i ka tërhequr kur kanë vendosur të mos mbështesin propozimin e LSDM dhe BDI që kryetari i Parlamentit të jetë Talat Xhaferi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme