Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut sot në Shtip do ta mbajë mbledhjen e rregullt të katërt. Kryeministri, Oliver Spasovski dhe ministrat, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të kenë edhe më shumë aktivitete në rajonin e Shtipit.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, si pjesë të aktiviteteve të tij në prag të mbledhjes qeveritare, do të kontrollojëpunën e stacionit filtrues Zletovicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para mbajtjes së mbledhjes qeveritare në Shtip, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, së bashku me gjeneralin brigadier britanik, Hju Llojd Xhons do ta vizitojnë Kazermën “Jane Sandanski” në Shtip.
Në këtë kazermë realizohet trajnimi nën mentorimin e pjesëtarëve të forcave të armatosura të Mbretërisë së bashkuar.
Kryeministri Spasovski, së bashku me zëvendëskryeministren e angazhuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, zëvendësministrin plotësues për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrijel dhe drejtoreshën e DAP-it, Sanja Llukarevska, do ta vizitojnë kompaninë e tekstilit “Albatros” në Shtip. Është paraparë takim me menaxhmentin dhe të punësuarit në fabrikë.
Në këtë takim, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, përfaqësues i Organizatës së punëdhënësve, si dhe përfaqësuesit të Shoqatës “Tekstilisti i zëshëm”.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...