Këshilli Qendror i LSDM-së, sot pasdite do të mbajë mbledhje, në të cilën pritet të vendos për fillimin e procedurës për nominimin e kandidatëve presidencialë dhe për mundësinë që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë deklaroi se debati për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare është i hapur, dhe se sot do të mbahet seancë e Këshillit Qendror të LSDM-së ku mund të sillet vendim, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që vendim të sillet edhe pas disa ditëve.
Partia maqedonase në pushtet, akoma nuk ka bërë publik asnjë emër i cili eventualisht do të ishte kandidat për president, ndërkaq nga partia opozitare maqedonase vetëm Vllatko Gjorçev ka njoftuar publikisht se do të dorëzojë kandidaturë në parti për zgjedhjet presidenciale.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...