Google ADS

Mbi një milionë euro investim për të luftuar krimin ekonomik dhe financiar në Maqedoni

08:23 | 27 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në Shkup do të mbahet konferencë me temë ”Veprim kundër krimit ekonomik” që ka të bëjë me forcimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Sipas AIM-së, ky është një program i përbashkët i Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës (KiE) për luftë kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik dhe të organizuar.

Programi në fjalë ka një buxhet prej 1.350.000 euro dhe përqëndrohet fillimisht në forcimin e operacioneve kundër larjes së parave dhe pengimit të financimit të terrorizmit. Qëllimi i programit është të ndihmohet Maqedonia në zbatimin e udhëzimeve me rëndësi të Komisionit Evropian (KE), si edhe të Këshillit të Evropës për përcjelljen e trupave që luftojnë kundër korrupsionit, larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme