Mbi një mijë raste në Maqedoni me COVID-19

20:07 | 31 Tetor 2020
A. B.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.294 testime dhe janë regjistruar 1.085 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 447 janë në Shkup, Kumanovë 69, Shtip 39, Prilep 60, Tetovë 62, Strugë 14, Veles 50, Manastir 28, Ohër 18, Kavadar 20, Gostivar 35, Gjevgjeli 29, Strumicë 80, Kriva Pallankë 10, Radovish 9, Krushevë 3, Koçani 13, Probishtip 10, Berovë 2, Makedonski Brod 1, Vallandovë 6, Vinicë 4, Dellçevë 10, Kratovë 4, Sveti Nikole 5, Kërçovë 30, Resnjë 4 dhe Negotinë 12.

Sipas njoftimit, sot Insittuti për Shëndet Publik regjistroi 283 pacientë të shëruar dhe 12të vdekur.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 31.572 pacientë, ku prej tyre 20.731 janë shëruar dhe 994 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 8.587raste aktive me COVID-19./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme