Google ADS

Mbi gjashtë mijë qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Gjorge Ivanovit

10:35 | 8 Prill 2017
Arbresh.info

Katër ditë pas fillimit të peticionit online për dorëheqje të presidentit Gjorge Ivanov, gjithsej 6,388 qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Ky peticion filloi nga nisma “Megafon” të cilët u revoltuan nga vendimet e presidentit për të mos dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re, njofton Telegrafi Maqedoni.

Peticioni është online dhe kërkon që kryetari Ivanov të dorëhiqet për shkak se, siç shkruan në nismë, e ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe e shtynë Maqedoninë drejt paqëndrueshmërisë dhe problemeve përmes pengimit të transferimit të qetë të pushtetit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme