Edhe Serbia i është bashkuar shteteve si Izraeli duke ofruar dozën e tretë të vaksinës për qytetarët.
Deri më tani autoritetet shëndetësore thonë se kanë administruar mbi 80 mijë doza përforcuese.
Serbia ka vaksinuar deri më tani mbi 50% të popullsisë prej 7 milion banorësh me dy doza të vaksinës, por fushata është ngadalësuar për shkak të mungesës së interesit dhe rezistencës së grupve kundër imunizimit.
Mbi bazë të udhëzimeve të qeverisë, të gjithë ata që kanë marrë dozën e dytë të paktën 6 muaj më parë, pacientët me imunitet të dobët dhe punonjësit e shëndetësisë do të mund të marrin dozën e tretë. Serbët mund të zgjedhin mes 4 vaksinave; ato të Pfizer dhe Biontech, kinezes Sinofarm, Astrazenecas dhe ruses Sputnik.
Deri më tani, Covid-19 i ka marrë jetën 7226 personave në Serbi, ndërsa mbi 740 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus.
Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur
Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjs...
Hovenier: SHBA do ta mbështesë Kosovën në rrugën euro-atlant...
Terroristët e Banjskës do procedohen penalisht ndaras nga 42...
Seanca për tre terroristët serbë, kundërshton avokati i njër...
Seanca për tre terroristët për sulmin në Banjskë, Hoti: Gjyk...