Mbi 80,000 euro është gjoba totale e propozuar për 23 persona nga Hasanbegu i Shkupit, të cilët më 13 prill nuk e respektuan orën policore, gjegjësisht kanë vepruar në kundërshtim me vendimin shtetëror për regjim special të lëvizjes në territorin e vendit.
Tre persona tashmë janë gjobitur me nga 5.000, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, të pandehurit janë identifikuar si persona të cilët më 13 prill rreth orës 22:00, gjatë orës policore, janë gjetur të grupuar jashtë shtëpive të tyre në Hasanbeg të Shkupit.
Prokurori kompetent i propozoi gjykatës të shqiptojë gjobë prej 100 gjobave ditore, ndërsa vlera e një gjobe të jetë 35 euro, në kundërvlerë të denarit.
Ndryshe, disa banorë të Hasanbegut protestuan pasi paraprakisht dy banorë të po të njëjtit fshat u arrestuan nga policia gjatë orës policore.
Igli Hasani mohon të ketë përplasje mes Edi Ramës dhe Albin ...
Izraeli nis sulme në jug të Libanit
Maqedonci nënshkruan marrëveshje: Turqia do t’i ofroj trajni...
FC Prishtina 01 gati për Main Round, synon suksesin e vitit ...
Arrestohen 13 persona pas një përleshje mes vete në Prishtin...
Policia kërkon ndihmë në kapjen e 34 vjeçarit, i dyshuar për...