Në Shqipëri, janë identifikuar dy persona të infektuar me koronavirus. Në saje të masave të marra, atje është vendos që mësimi në të gjitha nivelet të pezullohet për dy javë. Ndërkaq, vetëm në rajonin e Ballkanit, janë shënuar deri më tani mbi 70 raste me këtë virus.
Janë shënuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pas mesnate.
I prekuri i parë është një 28-vjeçar i ardhur nga Firence e Italisë në Shqipëri i cili dyshohet se pas kontaktit ka infektuar edhe babanë e tij.
Me t’u konfirmuar lajmi Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë masat e para, duke mbyllur të gjitha institucionet arsimore, pezulluar fluturimet dhe udhëtimet detare me Italinë e Veriut.
Ndërsa Ministria e Arsimit të Shqipërisë ka bërë të ditur se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 23 mars dhe atëherë do të merret vendimi për hapjen e tyre.
Ndërsa në Maqedoni gjatë ditës është konfirmuar edhe rasti i katërt i personave me koronavirus.
E prekura e radhës është drejtoresha e Klinikës së sëmundjeve të lëkurës në Shkup e cila sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Itali. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndërkohë ka marrë vendim për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarjet e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 mars.
Në Rajonin e Ballkanit Greqia mban rekordin me 45 raste të konfirmuara, Kroacia me 13, Bosnja 2, Rumania me 7 dhe Serbia me 2,. Të paprekura qëndrojnë Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria. Ndërkaq, në botë, numri i të prekurve me koronavirus konsiderohet të ketë arritur rreth 110 mijë persona.
Italia është vendi evropian më i prekuri, me mbi 230 viktima, ndërsa afër 6 mijë të prekur. Ndërsa, të bllokuar janë 16 milionë banorë të këtij shteti.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media