Për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen nesër Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj.
KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve ka akredituar numër shtesë të vëzhguesve dhe gazetarëve. Nga vëzhguesit vendor numër më të madh të vëzhguesve ka MOST – 2.917, pastaj Shoqata e Qytetarëve ZHA, “Sinergia” – Shtip 1.829, Civil – Qendra për Liri 207, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup 125. Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvilim gjashtë vëzhgues.
Nga vendet e jashtme, numër më të madh vëzhgues ka Misioni i OSBE/ODIHR 289, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 35, Delegacioni i BE-së 23, Qendra Studimore Ndërkombëtare për Zgjedhje (IESC) 18. Vëzhgues kanë akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe ambasadat e Shqipërisë, Rusisë, Austrisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Holandës, Italisë, Sllovakisë në Maqedoni.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Malit të Zi, komisionet qendrore zgjedhore të Kosovës dhe Bullgarisë dhe Fondacioni Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) – Zyra në Republikën e Maqedonisë. Në KSHZ janë akredituar edhe 315 përkthyes. Për raundin e dytë zgjedhor janë akredituar edhe njëzet gazetarë dhe atë nga Al Xhezira Ballkan, Zëri i Amerikës, Agjencia për lajme Kosova Press, Agjencia informative ruse TASS, televizioni shtetëror hungarez, Zëri i Amerikës, Asoshieted Pres dhe TV Koha vizion – Prishtinë. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 15 tetor ishin akredituar 5.011 vendor dhe 373 vëzhgues të huaj si dhe gjashtë gazetarë të huaj.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?