Gjithsej 37.300 qytetarë deri më tani janë regjistruar përmes aplikacionit online për vaksinim kundër Covid-19, informuan për AIM nga Ministria e Shëndetësisë.
Web-faqja ishte lëshuar në funksion pardje, ndërsa në të mund të regjistrohet secili qytetar me atë që sistemi do të jetë ai i cili do të gjenerojë se cilët qytetarë do të kenë prioritet.
Përveç se në këtë mënyrë, regjistrimi për vaksinim do të mund të bëhet edhe përmes mjekëve amë përmes sistemit “Termini im”.
Institucionet kompetente përcaktuan se si do të zhvillohet procesi i vaksinimit. Në grupin e parë janë punonjësit shëndetësorë dhe personat e moshës mbi 70 vjet.
8.000 vaksinat e para nga kompania “Pfizer” të cilat na i ofroi Serbia pritet të arrijnë në ditët në vijim, ndërsa kah mesi i muajit priten edhe 200 mijë vaksina nga kompania kineze “Sinofarm”. Në vend duhet të arrijnë edhe doza shtesë nga “Pfizer” të cilat janë siguruar nga bisedimet e drejtpërdrejta me kompaninë, si dhe doza përmes sistemit Kovaks.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...