Të huajt që kanë qëndruar vitin e kaluar në Maqedoni nga bankomatet kanë nxjerrë 322 milionë euro.
Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se shuma e bërë gjatë blerjes me kartela në dyqane thuajse është identike.
Raporti i Bankës Qendrore tregon se shumica e të huajve kanë shpenzuar në gusht të vitit 2017, kur vendi është më i vizituar nga turistët nga rajoni dhe më gjerë. Shumica e të huajve shpenzuan më shumë për akomodim, darka në restorante dhe suvenire. Për një ditë të kaluar në Maqedoni sipas të dhënave, ata shpenzuan nga 50 në 150 euro për person, në varësi të aktiviteteve.
Në gusht të vitit të kaluar, të huajt shpenzuan më shumë – pothuajse 55 milionë, ndërsa muaji i dytë i këtij viti është më i dobëti me vetëm 16 milionë euro.
“Vitin e kaluar të huajt shpenzuan më shumë para në Maqedoni krahasuar me vitin 2016. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se dy vjet më parë të huajt lanë 270 milionë euro në vend, 50 milionë më pak se në vitin 2017″.
Vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2016, ka rritje të numrit të turistëve të huaj për 23.5%, tregojnë statistikat shtetërore. Të dhënat tregojnë se këta mysafirë kontribuuan në rritjen e numrit të akomodimeve për të njëjtën periudhë me pothuajse 23% identike. Më të shumtë janë mysafirët nga fqinjësia, pastaj nga Turqia, vendet e Evropës Perëndimore, si dhe ata nga vendet aziatike./Alsat/
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?