Rruga për gjetjen e vendit të punës për më shumë qytetarë nuk është e lehtë, por e gjatë dhe pengesa të mëdha.
Shpesh, nga mbarimi i shkollimit deri te punësimi kalojnë më shumë vite. Ndodhë që edhe shpalljet për punë ku kërkohen punëtorë të kenë kushte si “mision i pamundur”, për shembull se kërkohet kandidat i ri dhe në të njëjtën kohë duhet të ketë disa vite eksperiencë pune.
Sipas të dhënave të fundit të Entit për punësim në rajonin e Gostivarit, janë të regjistruar 6.204 persona të papunësuar, ku 2.167 janë të gjinisë femërore. Mbi 340 persona presin të punësohen për tetë vite resht, kurse 646 persona janë në listën e të papunësuarve pas katër apo 5 viteve. Numri më i madh i qytetarëve që janë papunësuar për tri vite që numëron 1.721 persona. Të tjerët presin për një vit, dy vite apo me muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Profilet aktive për kërkim të punës janë të ndryshme, nga të diplomuarit e Administratës Publike, jursitë, gjuhëtarë, personel medicine, teknologë, veterinarë, ekonomistë, etj.
Sa i përket për shpalljet për punësim në rajonin e Gostivarit, momentalisht janë hapur 15 vende të reja të punës. Kërkohen shitës, personel të medicinës dhe të tjerë.
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...
SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulm...
Kurti falënderon ushtarët bullgarë që shërbejnë në Kosovë në...