Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Qendra për punë sociale e Kërçovës dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë sot në aksion të përbashkët janë në terren për ndihmë në lagjet e vërshuara në Kërçovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informojnë nga Ministria, janë vërshuar shtëpi në të ashtuquajturën Lagja e Prilepit në Kërçovë. Tani QPS Kërçovë bën mbikëqyrje në shtëpitë e vërshuara. Edhe pse numri fillestar supozohej se janë rreth 70 shtëpi, nga mbikëqyrja është konstatuar se numri do të jetë mbi 100 shtëpi të vërshuara.
“Rreth 50 familje janë vendosur në sallën e sportit ‘Ivandoll’, ku do të sigurohen kushtet e nevojshme për qëndrim. Deri më tani janë ndarë 75 pako ushqim, 75 pako me mjete higjienike, 100 shtretër, 500 qebe dhe 100 palë këpucë”, thuhet në kumtesën e MPPS./Telegrafi/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë