Mbi 10 milionë euro investohen në Prilep, sa te komunat shqiptare?! (Video)

11:36 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Më shumë se 10 milionë euro janë dedikuar në arsimin në Prilep gjatë periudhës nga viti 2005 deri 2016. Realisht nuk ka shkollë ku nuk është investuar, qoftë ajo nëse gjendet në qytet ose në ndonjë zonë tjetër të Komunës së Prilepit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasi të rinjtë janë e ardhmja e shtetit dhe shoqërisë, pikërisht këtu edhe është vendosur theksi dhe primati i komunës për investime në sistemin arsimor në bashkëpunim me Ministrinë për arsim dhe qeverinë.

Numri i madh i shkollave plotësisht është riparuar, janë ndërtuar shkolla të reja, pajisje kompjuterike, salla sportive. Në vijim e keni krahasimin sesi kanë qenë kushtet më parë në shkollat e Prilepit dhe si janë tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme