Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar sot në mëngjes, ministrat e jashtëm të Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë dhe Rumanisë – të gjitha vende-anëtare të BE-së e përsëritën mbështetjen e tyre të fortë për aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ka lajmëruar Ministria e jashtme Bullgare
“Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të fortë për perspektivën e bashkëngjitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tyre në BE. Besojmë fuqishëm se zgjerimi i BE-së është një proces me dobi reciproke si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor dhe është investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës “, thuhet në deklaratën e lëshuar para takimit të Këshillit Evropian, në të cilin duhet të vendoset nëse do të caktohet datë për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, transmeton Meta.mk.
Megjithatë, në deklaratë thuhet që zgjerimi duhet të bazohet në meritat individuale, që është një sinjal që ata janë të përgatitur që perspektivat e Maqedonisë dhe Shqipërisë t’i shqyrtojnë veç-e-veç, e jo në një pako.
“Kjo është arsyeja për të cilën jemi të bindur që BE-ja duhet të mbetet e angazhuar fuqimisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se zgjerimi duhet të mbetet në fokusin e BE-së. Gjithashtu besojmë se perspektiva premtuese për anëtarësim në BE është thelbësore për zhvillimin e shoqërive demokratike dhe prosperuese në Ballkanin Perëndimor. Për BE-në, është me rëndësi shkallës parë të sigurojë përparim i plotë për rajonin në bazë të meritave individuale dhe të përmbushjes së kushteve të rrepta, por të drejta”, thuhet në deklaratën e nënshkruar në Nju jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e KB.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...