Pas Jess Baily në Maqedoninë e Veriut ka zbarkuar ambasadorja e re, Kate Byrnes e cila në ambientet e ambasadës së SHBA-ve në Shkup është pritur nga ushtruesja e kësaj detyre deri tani, Micaela Schweitzer-Bluhm.
Byrnes është diplomat karriere, veteranë me përvojë 24 vjeçare. Deri tani ka punuar si këshilltarë për marrëdhënie me opinioni në Ambasadën e SHBA-së në Madrid-Spanjë, ish përfaqësues civil në Departamentin e Shtetit në grupin operativ Baston/Broniko në aeroportin Xhalalabad-Afganistan dhe këshilltar për marrëdhënie me opinionin në Misionin e SHBA-së në NATO.
Byrnes ka magjistruar në Universitetin “George Town” në Uashington. Ajo flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe turke, përcjell Shenja.
Nga shtatori 2017 punon në pozitën zëvendës-ambasadore në Ambasadën e SHBA-së në Athinë.
Një detaj nga biografia profesionale tregon se ardhja e saj në Maqedoni mund të jetë befasi vetëm për ata që nuk i ndjekin zhvillimet politike në vend nga Përzhino deri tani.
Pikërisht Byrnes është kyçur në mënyrë aktive në shprehjen e qëndrimeve amerikane dy vitet e kaluara- nga Marrëveshja e Përzhinos, PSP, kriza politike e shkaktuar nga Ivanov për të mos i dhënë mandatin Zaevit deri tek ngjarjet e 27 prillit.
Kate Marie Byrnes ishte zëvendës shef i misionit të SHBA-së në OSBE. Pikërisht nga Vjena, në disa raste, ka transmetuar qëndrimin e administratës amerikanë në kontekst të krizës politike.
Ajo pritet të mbajë mandat pesë vjeçar në Maqedoni kurse sot ajo ju është drejtuar të punësuarve në ambasadë.
https://www.facebook.com/USEmbassySkopje/posts/10156373520557157
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...