Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtje ndaj coronavirusit.
Mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike dhe larja e duarve, ruajtja e higjienës janë të vetmet masa që mund të ndalojnë përhapjen e virusit. Ata janë thelbësorë në luftën kundër Covid-19.
Dje, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se Ligji për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive është tashmë në procedurën parlamentare. Ai pret që ndryshimet në Ligj të bëhen me procedurë të shkurtuar, për të miratuar masa të reja në mënyrë që të parandalojë përhapjen e Covid-19.
“Kudo në botë, në Evropë dhe në vendin tonë, numri i të sapo infektuarve me Covid-19 po rritet. Rreziku i vjeshtës është një alarm serioz që masat universale për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik duhet të respektohen vazhdimisht dhe plotësisht, veçanërisht për shkak se kushtet e motit po ndryshojnë dhe qytetarët fillojnë të funksionojnë më shumë në ambiente të mbyllura”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga atje shtojnë se aktualisht, mënyra e vetme për tu mbrojtur nga virusi, kudo në botë, jo vetëm në vendin tonë, është mbajtja e maskës mbrojtëse, distanca e nevojshme fizike dhe higjiena e rregullt dhe e plotë e duarve./Telegrafi/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit