Google ADS

Mbahet samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor

17:19 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Ka nisur Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

I paraparë të mbahej në Zagreb të Kroacisë, kjo gjë u pamundësua për shkak të përhapjes së pandemisë së Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Tani ky samit do të bëhet përmes video-konferencës, të cilën do ta udhëheqë Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian.

Kosovën në këtë samit e përfaqëson presidenti Hashim Thaçi./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme