Mëngjes i ftohtë në Maqedoni me temperatura nën zero dhe me reshje të borës. Ma ftohtë është në Lazaropole ndërsa më së shumti borë ka në Mavrovi Anovi ndërsa moti i acartë do të jetë deri në mes të javës së ardhshme.
Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike në Lazaropole temperatura ka qenë -14 gradë celsius, Mavrova dhe Krusheva me -13, Pretor, Gjurqishte dhe Topolçani me -10, Pozharane me -9, Manastiri dhe Prilepi me -8, Ohri -7, Tetova, Kriva Pallanka dhe Kumanova me -6, Shkupi dhe Shtipi -5, Demir Kapija, Strumica, Gjevgjelia dhe Dojrani me -4, njofton Telegrafi Maqedoni.
Borë më së shumti ka në Mavrovi Anovi me 85 centimetra, për të vazhduar në Krushevë me 34, Manastir 32, Kodër Dielli 18 ndërsa në vendet tjera në Maqedoni ka më pak borë. Gjatë ditës moti do të jetë me diell ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga -5 deri 1 gradë celsius.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...