Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës, Matthew Nimetz, u ka dërguar një letër zyrtarëve të dy shteteve në të cilën përmbledh rezultatet, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet për këtë kontest, para raundit të ri të negociatave në Vjenë.
Siç njoftojnë mediat greke, në letër Nimetz shkruan se pengesa më e madhe në këtë fazë të bisedimeve janë ndryshimet kushtetuese, që kërkohen nga pala greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Athina e vendos atë si parakusht bazik për arritjen e një marrëveshjeje, por Shkupi vazhdon të ruajë identitetin, gjuhën në Kushtetutën e vendit. Sa i përket kontestit, linja bazë e bisedimeve greke është që emri i ri të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe kjo të reflektohet në një ndryshim të Kushtetutës së IRJM-së”, thuhet në letrën e Nimetz.
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, këtë të enjte pritet të udhëtojë në Ohër ku do të ketë takim me Nikolla Dimitrovin, ndërsa pritet të bëhet edhe hap më i madh për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Ky pritet të jetë takimi i tretë brenda një muaji mes Dimitrovit dhe Kotziasit, pasi ky i fundit para disa ditës qëndroi për vizitë në Shkup, ndërsa takimi i fundit u realizua në Vjenë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...