Matthew Lawson do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut, ndërsa vjen në vend të ambasadore Rachel Galloway, mandati i së cilës skadon në korrik të këtij viti.
Lawson në Shkup vjen pas kryerjes së funksionit të ambasadorit në Dushanbe, Taxhikistan. Në biografinë e tij thuhet se ka kryer funksionin e zëvendës shefit të misonit britanik në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2015 deri në 2018, ndërsa ka pasur shërbim diplomatik edhe në Kanadë nga viti 2013 deri në vitin 2015.
Ambasadori britanik ka punuar si shef në njësinë Departamenti për Azinë Jugore dhe Afganistan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Commonwealth nga 2009-2011./Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...