-Pas pokerit parazgjedhor, tash vjen koha për t’i hapur kartat për t’u parë kush e pati përnëjmend e kush bëri blof, por duket se për të bërë një koalicion pas zgjedhor, shumëkujt nuk do t’i dalë pazari i shtëpisë nuk do t’i dalë në çarshi…Si çdo herë, gjërat kanë çmim. Sikundër edhe blofet në poker, mund të fitosh pa karta, por dhe të humbësh me tre ose katër asa!
Daut Dauti
Hajt, si t’ia bëjmë tash?
Nëse do LSDM-ja të bëjë qeverinë, duhet të bëjë qeveri me BDI-në të cilën tha se do ta çojë në opozitë! Duhet ta ulë kokën, e pak edhe ta lute. Me BDI-në e siguron shumicën me plus ndonjë Apasiev.
Nëse nuk do pa BDI-në, do të duhej ta marrë Aleancën e Selës dhe Alternativën e Gashit, të cilat duhet të hynë në një qeveri me Besën e Bilall Kasamit, që të dyja me një peshë faji ose ngarkesë sedre. Sepse duhet Alternativa duhet të ulet përsëri me “përçarësin” e Besës(përçarës edhe anasjelltas në sytë e Afrim Gashit), si dhe me Alencën Shqiptare, gjegjësisht me ish-partnerin e koalicionit, që e tradhëtoi në prag të marrëveshjes për koalicion për këto zgjedhje, për të zgjedhur Alternativën në vend të Besës!
Hendikepi tjetër për të hyrë më LSDM-në për këtë dy parti është se ato në garë aktuzat sa i kishin drejtuar ndaj BDI-së, po aq edhe kundër LSDM-së.
Zaevi do të duhet të balansojë midis partnerit të koalicionit(Kasamit) dhe suetave të papërputhshme midis Kasamit, Gashit dhe Selës.
Në të dy variantet, partitë duhet t’i hanë fjalët që i kanë thënë!
Nëse për ndonjë arsye inati LSDM-ja vazhdon të mos e dojë BDI-në, mund të të përsëritet skenari i zgjedhjeve të kaluara(2016), që përsëri partia fituese e bllokut shqiptar të bëjë qeveri me partinë humbëse të bllokut maqedonas, me plus ndonjë Menduh Thaçi ose gjithë koalicioni Aleanca-Alternativa.
Në atë rast duhet ta ulin kokën të gjithë ata që e shanë Ali Ahmetin, sepse aty e bazuan fushatën.
Në lojë hyn tash VMRO-DPMNE-ja e Mickovskit, i cili u deklarua se nuk punon nën shantazhe. Por, që të bëjë qeveri, megjithatë, duhet nuk ka shumë për të zgjedhur. E para në listën e dëshirës do të ishte patjetër BDI-ja dhe eventualisht partitë tjera shqiptare që duhet të gëlltitin fjalët që kanë folur më pare. Këto mund të gjenden në thumbin e LSDM-së që nëse do të zgjedhin “të hyjnë me një parti antishqiptare”, por nga ky dill mund të përfitohet ndonjë ndryshim kushtetues me të cilin do t’i kthehej emri gjuhës shqipe, duke mënjanuar kategorizimin e 20 përqdinëshit. Nga VMRO-ja ka pasur paralajmërime se mund të bëjë diçka të tillë. Ku ta dishë, nëse partitë shqiptare rreshtohen si herën e kaluar me Deklaratën e Tiranës, mund ta vënë edhe kushtin e BDI-së për kryeministrin shqiptar. Nëse kjo nuk ndodh, të paktën mund të vehen kushte për disa ndryshime që mund të forcojnë pozitën e shqiptarëve(me kërkesa dhe garanci të qarta për t’u realizuar), ndryshe nga më herët kur partnerët nuk i kanë përmbushur të gjitha premtimet.
Edhe pse koalicionimi me VMRO-në nuk do të ishte fort i pëlqyeshëm, arsyetimi mund të gjendet te fushata që LSDM-ja bëri për ta çuar BDI-në në opozitë dhe “mosdashja” e saj të ulet me këtë qeveri. Si çdo herë, gjërat kanë çmim. Sikundër edhe blofet në poker, mund të fitosh pa karta, por dhe të humbësh me tre asa!
Ky mund të jetë edhe një shans i VMRO-së që të çlirohet nga fryma e vjetër që ndër vite ka qenë e njohur, pra, duke bërë diçka që do ta bënte më të lehtë.
Në njërin apo krahun tjetër, si dukt “tegu” i peshores si duket do të jetë në 2 deputët majtistë të Dimitar Apasievit, që pas fitores së “papritur” të BDI-së që e kishin “çuar” në opozitë të gjithë dhe numrit të madh të deputetëve shqiptarë, paraqet befasinë më të madhe ndërs subjeektet e reja garuese. Normalisht këtu është edhe i përjetshmi i PDSH-së, Menduh Thaçi, pa të cilin asnjë kombinim qeverie s’do të bëhej.
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...