Ministria e arsimit dhe shkencës në Maqedoninë e Veriut ka publikuar Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme për vitin shkollor 2020/21, pavarësisht se akoma nuk dihet se kur dhe si do të mbaron viti shkollor 2019/20 për shkak epidemisë, transmeton portalb.mk.
MASH ka publikuar afatet për regjistrim në shkollat e mesme. Dy paraqitje do të jenë në qershor, ndërsa një paraqitje në korrik.
Paraqitja dhe regjistrimi i parë më 16 dhe 17 qershor, ndërsa rezultatet publikohen më 18 qershor.
Paraqitja dhe regjistrimi i dytë më 24 dhe 25 qershor, ndërsa rezultatet publikohen më 26 qershor.
Paraqitja dhe regjistrimi i tretë më 29 korrik, ndërsa rezultatet publikohen më 30 korrik.
Këtu janë disa nga shkollat më të mëdha në Shkup, të cilat janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit.
Në gjimnazin e përgjithshëm në Shkup “Zef Lush Marku” planifikohen të regjistrohen 544 nxënës në 16 paralele.
Në shkollën e mesmes e mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” planifikohen të regjistrohen 646 nxënës në 19 paralele, ku 7 paralele me 238 nxënës prej tyre do të jenë në gjuhën shqipe.
Në shkollën e mesme ekonomike dhe juridike të Shkupit „Arseni Jovkov“ do të regjistrohen 544 nxënës në 16 paralele, ju 8 paralele me 272 nxënës do të jenë në gjuhën shqipe.
Në shkollën e mesme të Shkupit “Cvetan Dimov” planifikohen të regjistrohen 408 nxënës në 12 paralele, ku 9 paralele me 306 nxënës do të jenë në gjuhën shqipe.
Në shkollën e mesme të Shkupit “Marija Kiri Sklodovska”, planifikohen të regjistrohen 510 nxënës në 15 paralele, ku 6 paralele me 204 nxënës do të jenë në gjuhën shqipe.
Në shkollën e mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski”, planifikohet regjistrimi i 850 nxënësve në 25 paralele, ku 8 paralele me 272 nxënës do të jenë në gjuhën shqipe.
Në shkollën “8 shtatori” të Shkupit, nga gjithsej 272 nxënës në 8 paralele, 136 nxënës mund të ndjekin mësimin në 4 paralele.
Ndryshe, Qeveria e RMV-së tashmë ka ndërprerë funksionimin e shumë institucioneve shtetërore dhe bizneseve në vend, si masë për parandalimin e virusit korona. Kështu, Qeveria tashmë dy javë ka ndërprerë edhe funksionimin e shkollave.
Por, Neni 50 I Ligjit për arsimin fillor sqaron në paragrafin 6 edhe rastet kur ndërpritet shkolla për shkak gjendjes së jashtëzakonshme, si kjo e epidemisë.
(6) Puna edukativo-arsimore nuk guxon të ndërpritet gjatë vitit mësimor, përveç për gjendjet e jashtëzakonshme (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për çfarë vendos ministri dhe e përcakton organizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor, por jo më pak se 100 ditë mësimore, në bazë të programeve të shkurtuara mësimore, të përpiluara nga Byroja, ndërsa të miratuara nga ministri.
Deri më tani, në shkollat e Maqedonisë së Veriut janë realizuar mbi 115 ditë mësimore.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...