Prokuroria Themelore Publike e Shkupi dha Urdhër për zbatimin e masës hetimore kundër një personi për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale ndërtim pa leje.
Sipas PTHP-së, i dyshuarit, gjatë muajit qershor dhe korrik, në cilësinë e investitorit, ka ndërtuar objekt prej 330 metra katror para qendrës tregtare ‘Mavrovasja’ në Shkup, pa pasur leje për ndërtim nga organet kompetente, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me qëllim që të sigurohet prania e të dyshuarit në procedurë, prokurori publik sot deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën penale të Shkupit dorëzoi propozim për caktimin e masës së kujdesit – ndalesë për të dalë nga vendi dhe obligim që të paraqitet kohë pas kohe në Gjykatën Penale në Shkup dhe t’i merret dokumenti i udhëtimit, përkatësisht t’i ndalohet nxjerrja e dokumentit të ri”, thuhet në fund të njoftimit të prokurorisë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...