Masat e qeverisë, më shumë njerëz nëpër rrugët e Çairit

23:32 | 21 Mars 2020
Arditë Shkodra

Në mesditë, Parku i Qytetit në Shkup ishte gjysmë i zbrazët. Shpesh nga dy qytetarë shëtisnin në diellin e pranverës. Nuk pati asnjë rrëmujë edhe pse sot është e shtunë. Shumica e njerëzve janë në shtëpi. Dikush vraponte, disa ngisnin biçikletë, disa po ecnin.

Edhe këndet e lojërave për fëmijë ishin bosh. Disa qytetarë rrinin ulur në karriget pranë liqenin e vogël në park. Ne pyetëm, pse janë jashtë, megjithëse rekomandimi i mjekëve dhe i qeverisë është që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të virusit korona?

Qytetarët me ndërgjegje na paralajmëruan të qëndronim në distancë, edhe pse kanë dalë jashtë.

“Rekomandimet janë për të qëndruar në shtëpi? Më intereson, çfarë do të thotë shtëpi, dhe çfarë do të thotë në park? Ju lutem pak më larg. E dini çfarë, ne jetojmë përtej rrugës në kullat. Dalim nga shtëpia, ja i kemi maskat, nga hyrja në park jemi me maska, nëse nuk më besoni mua, ejani tu tregoj”.

“Unë jam kureshtarë të di, se cili është avantazhi nëse qëndrojmë në shtëpi dhe nuk shkojmë në park, çfarë është më mirë?”

“Më mirë të dilni sepse nuk ka rrëmujë, sesa të mbylleni në shtëpi, por megjithatë shikojmë të mbrohemi.”

Shumë qytetarë të moshuar kishte në parkun e Çairit. Diellin e pasdites pensionistët e shfrytëzuan për t’u shoqëruar. Një pjesë e tyre thanë se nuk kanë frikë nga Korona virusi.

“Pamjet nga Evropa janë të tmerrshme? Po, por ne këtu dalim tash 20 vjet, jemi po ata njerëz”.

Derisa incizonim në park, ekipet e Parqeve dhe gjelbërimeve i dezinfektonin stolat në park dhe fushën e lojërave për fëmijë.

“Dje me urdhër të Shtabit të krizave në Shkup, N.P Parqet dhe gjelbërimet bashkë me zjarrfikësit i kemi dezinfektuar të gjitha sipërfaqet e gjelbra”, tha Ardijan Muça, drejtor i N.P Parqet dhe gjelbërimet.

Nëse vizitat nëpër parqe janë përgjysmuar, megjithatë, frekuentim më i madh u vërejt në rrugën në Bit Pazar.

Qyteti i Shkupit sot informoi se do t’i dezinfektojnë të gjitha rrugët, ndërsa edhe nesër aksioni do të vazhdojë edhe në të gjitha komunat e qytetit./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme