Google ADS

Marsh protestues nga struganët kundër ndotjes së ajrit

20:41 | 7 Qershor 2017
M. A.

Me një marsh të qetë protestues banorët e Strugës kërkuan nga Institucionet lokale dhe qendrore zgjidhje urgjente të problemit me deponinë e paligjshme, nga ku më shumë se dy muaj vazhdimisht përhapet tym dhe aromë e pakëndshme.

Ata porositën që pushteti lokal menjëherë të merr masa për pastrimin dhe shuarjen e deponisë në Strugë, ndërsa nga qeveria kërkuan që të caktojnë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e problemit me deponinë në Strugë.

Deponia në Strugë është djegur në festën e Pashkëve, ndërsa edhe pas dy muajve ajo vazhdon të digjet dhe kundërmojë erë të keqe në gjithë qytetin.

Protestuesit paralajmëruan protesta edhe për ditën e shtunë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme