Nxënës të shkollave të mesme të Tetovës, nën organizim të Unionit të Nxënësve – 110 vjetorin e Ditës së Alfabetit e kanë shënuar ndryshe.
Ata kanë marshuar rrugëve të qytetit për të shprehur revoltën e tyre kundrejt mungesës së teksteve shkollore në gjuhën shqipe.
Në shenjë revolte për mungesën e teksteve në shqip, një problem i arsimit ky që po përsëritet nga një vit shkollor në tjetrin, ata në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “Kemi shkronja, s’kemi libra”, “Nuk duam të mësojmë me skripta” dhe kështu me radhë.
Nxënësit shprehen se edhe ato pak libra që i kanë në gjuhën shqipe, në lëndë të ndryshme, janë me gabime drejtshkrimore andaj edhe njëherë apelojnë deri te institucionet përgjegjëse që njëherë e përgjithmonë të ndërmarrin masa për gjetjen e një zgjidhje të këtij problemi më qëllim që të mos përsëritet në vitet e ardhshme./koha/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...