Marrëveshja me Maqedoninë, Tsipras përballet me votëbesim

10:54 | 15 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras pritet të përballet me votëbesim.

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras pritet të përballet me një votim parlamentar të besimit të mërkurën, pasi partneri i tij i koalicionit të krahut të djathtë, vendosi të prishë marrëveshjen për shkak të dallimeve mbi paktin që pritet të zgjedhë çështjen e emrit të Maqedonisë.

Koalicioni qeverisës i Greqisë për katër vitet e fundit, u “shkatërrua” të dielën, pasi ministri i mbrojtjes Panos Kammenos, kreu i partisë së Grekëve të Pavarur (ANEL), la qeverinë duke cenuar shumicën e drejtpërdrejtë në parlament dhe ngritur mundësinë për zgjedhje të menjëhershme.

Por investitorët janë relativisht të bindur se Tsipras mund të fitojë votëbesimin, por edhe nëse humbet, kjo do të nënkuptonte afrimin me disa muaj të zgjedhjeve të planifikuara për në tetor, thanë bankierë dhe analistë, transmeton tch.

Ligjbërësit grekë do të fillojnë debatin mbi mocionin e besimit gjatë ditës së sotme, duke kulmuar me një votim të mërkurën vonë.

Syriza ka 145 vende në dhomën me 300 vende dhe për t’ia dalë në votëbesim, Tsipras duhet të bindë të paktën 5 deputetë nga partitë e tjera.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme