Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Milo Gjukanoviç, pasditen e së martës në selinë e Presidencës.
Sipas mediave malazeze, temë diskutimi ka qenë miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe dhe pasojat politike që mund të sjellë kjo marrëveshje.
Takimi ka përfunduar dhe pritet një deklaratë e përbashkët për shtyp e Abazoviç dhe Gjukanoviç.
Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.
Partia e Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç.
Qeveria mund t’i nënshtrohet një mocioni mosbesimi në të ardhmen, pasi disa prej aleatëve të tij kanë deklaruar se nuk e mbështesin më.
Vetë Abazoviç ka thënë se të gjitha opsionet janë në tavolinë mes tyre edhe zgjedhjet, ndërsa qytetarët kanë nisur protestat kundër kësaj marrëveshjeje./euronews.al/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...