Marrëveshja me Greqinë nesër në seancë plenare në Kuvend

14:17 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Maqedonisë marrëveshjen për emrin me Greqinë do ta ratifikojë nesër në vazhdimin e seancës së 51.

Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes sot në orën 15:00 duhet të rishikohet në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa pas 15 minutave duhet të mbahet seancë edhe në Komisionin juridik-ligjvënës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Informacionet e para ishin se ratifikimi mund të ndodh sot deri në fund të ditës, duke pasur parasysh se OBRM-PDUKM-ja nuk do të merr pjesë në punën e komisioneve dhe as seancën plenare.

Përndryshe, deputetët sot me 69 vota “pro” dhe 40 “kundër” votuan nevojën për sjelljen e propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë.

Deputeti i LSDM-së Ferid Muhiq ishte i vetmi nga shumica parlamentare i cili sot votoi kundër nevojës së sjelljes së propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme