Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe BE-ja në fokus të politikës së jashtme të Maqedonisë

14:06 | 20 Shtator 2020
Arbresh.info

Një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme në katër vitet e ardhshme është përparimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërsa në atë drejtim moskuptimet të cilat ndodhën me Bullgarinë ditëve të fundit për shkak të memorandumit bullgar dërguar deri te vendet-anëtare të Unionit duhet të zgjidhen me intensifikim të komunikimit politik, në nivel politik dhe përmes mbledhjeve të Komitetit të përzier maqedono-bullgar për çështje arsimore dhe historike. Gjithë ai proces duhet të zhvillohet në suaza të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, i cili është themeli për tejkalim të dallimeve me fqiun tonë.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dje mbajti konferencë shtypi në të cilën i nxori prioritetet në të cilat do të punojë në katër vitet e ardhshme, me ç’rast theks vendosi në marrëdhëniet e mira me fqinjët, siç tha, hyjnë në fazë të re të zhvillimit tonë shoqëror dhe të përgjithshëm politik.

” Përderisa isha Zëvendës Kryeministër për Çështjet Evropiane, e përdorja një thënie e cila ishte e shkruar në një pano në Sekretariatin për Çështjet Evropiane, në të gjitha gjuhët e fqinjëve – dhe thotë kështu: “Është mirë të kesh fqinjë të mirë, por një sukses i vërtetë është t’i kesh ata miq”. Sot, pasi i kemi mbyllur praktikisht, apo ndoshta një term më i mirë është – se i kemi “vendosur në kornizë” të gjitha çështjet e hapura me fqinjët, ne jemi para një sfide për ta tejkaluar shkallën e fqinjësisë së mirë, dhe krijimit të mundësive për miqësisë së thellë dhe afatgjatë”, tha Osmani, duke potencuar se për atë qëllim përmes atij implementimi të obligimeve nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshja për partneritet strategjik me Greqinë si prioritet në mandat e ardhshëm parashikojnë edhe projekte të shumta konkrete.

Osmani shprehu bindje se interesi strategjik i Bullgarisë është Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe beson se të gjitha dallimet do t’i kthejnë në korrnizë përmes komunikimit intensiv dhe vazhdimit të punës së Komisionit.

“Jam i bindur se qasja është intensifikimi i komunikimit. Gjithmonë kur ka një boshllëk në komunikim diçka tjetër e plotëson boshllëkun. Boshllëkun e plotësojnë keqkuptimet, paragjykimet, ndikimet e jashtme të ndryshme, dhe ai krijohet gjithmonë kur ju do të ndërpritni me komunikimin që ta shkurtojmë boshllëkun të cilin ndonjë tjetër do të mund ta plotësojë me një agjendë tjetër”, tha Osmani.

Ai potencoi se në bisedë me shefen e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva janë dakorduar se duhet të intensifikohet dinamika, të dakordojnë takime në nivel të mundshëm më të lartë, të vazhdojë puna e Komisionit dhe të insistojnë gjithë komunikimi, bisedat midis dy shteteve dhe tejkalimi i dallimeve të jenë në korrniza të instrumenteve të cilat i parashikon Marrëveshja për fqinjësi të mirë.

Theksoi se memorandumi bullgar devijon nga parimet në të cilat bazohet Marrëveshja e cila është nënshkruar me Bullgarinë, ndërsa qëllimi i së cilës, siç theksoi, ishte pikërisht kjo – të krijohet korrnizë, të krijohen instrumente ku mundet të tejkalohen dallimet të cilat ekzistojnë midis të dyja vendeve nëpër dekada.

Ai mendon se nuk duhet të lejohen devijime në kornizë e cila është krijuar, të na e shpërqendrojë vëmendjen dhe plotësisht të na largojë nga “ura e rëndësishme që e kemi ndërtuar”.

Në drejtim të ndërtimit të fqinjësisë së mirë është parashikuar hapja e gjashtë vendkalimeve të reja kufitare me fqinjët, formimi i zyrave për bashkëpunim rinor midis vendit dhe Greqisë të cilët do të mundësojnë këmbim të përvojave dhe lidhshmëri të rinisë së dy vendeve dhe përkushtim i fuqishëm drejt kontributit thelbësor të procesit berlinas, si projekt i cili duhet të realizohet në 100 ditët e para të Qeverisë në korrniza të bashkëkryesimit të përbashkët me Samitin në Sofje më 10 nëntor.

Osmani dje theksoi se në rajon ende ka çështje të hapura të cilat na tangojnë të gjithëve, dhe paraqesin prioritet të rëndësishëm ndërkombëtar. Në atë drejtim theksoi është parashikuar krijimi i nismës tonë autentike – Qendër Rajonale për Dialog – ‘Forumi i Prespës’, e cila do të jetë një platformë për fqinjësi të mirë dhe për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por edhe një forum nga i cili do të dalin iniciativa të reja rajonale për bashkëpunim”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë theksoi se kemi obligim edhe ta fillojmë procesin e De-Ballkanizimit të rajonit,ndërsa si prioritet e citoi edhe integrimin tonë në BE.

Prioritetet e politikës së jashtme në katër vitet e ardhshme do të jenë edhe finalizimi i negociatave me BE-në dhe vendosja e sistemit për udhëheqje politike të negociatave sipas metodologjisë së re.

Konferenca e parë me të cilën emërohet fillimi i negociatave me BE-në është parashikuar të mbahet në dhjetor, ndërsa autoritetet e Maqedonisë mendojnë se memorandumi bullgar duhet të reflektohet në atë proces, për të cilin edhe vetë Bullgaria ka dhënë dritë jeshile me vendim nga marsi.

“Në 100 ditët e para, fokusi i politikës së jashtme është në rrumbullaksimin e korrnizës negociuese dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, ose fillimin zyrtar të negociatave. Për atë janë vendosur të gjitha kapacitetet e Unionit me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Metodologjia e re e negociatave, siç potencoi, parashikon prani bilaterale të përforcuar dhe kontroll jo vetëm në KE, por edhe në çdo vend anëtar veçanërisht. Në suaza të këtij procesi, siç informon, do të vendoset sistem i një lloj paralajmërimi të hershëm për pikat e mundshme kritike në negociatat si në Bruksel, ashtu edhe midis vendeve anëtare me çka Qeverisë do t’i sigurojnë hapësirë për anticipim në kohë të vetë sfidave në negociata.

Në fokus të politikës së jashtme në katër vitet e ardhshme do të jenë edhe pjesëmarja në stabilitetin rajonal si partner i sinqertë dhe stabil i SHBA-së dhe BE-së, revitalizimi dhe përforcimi i diplomacisë ekonomike sipas prioriteteve ekonomike të Qeverisë dhe përfshirja e disporës dhe mbështetjes aktive në multilaterizëm, ngritja e pranisë në organizatat multilaterale si kontribut drejt stabilitetit botëror dhe ndërtimit të pozitës ndërkombëtare dhe reputacionit të RVM-së.

Osmani dje porositi se planifikon me opozitën të ketë bashkëpunim të hapur dhe direkt, por nëse ideja e bashkëpunimit është e sinqertë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme