Deputetja Sonja Mirakovska pret që Komisioni parlamentar për politikë të jashtme së shpejti të dëgjojë të gjithë kandidatët për ambasadorë dhe vendi së shpejti do të dërgojë ambasadorë në të gjitha vendet ku vendet janë të lira.
“Besoj se kjo do të bëhet shumë shpejt sepse gjatë javës tjetër duhet të përfundojmë me të 16 ambasadorët. Na kanë mbetur gjysma, kemi kaluar gjysmën, kanë mbetur edhe tetë dhe besoj se do të dërgojmë ambasadorë në të gjitha vendet ku do të lirohen shumë shpejt vendet”, tha Mirakovska.
Ajo shtoi se sot përpara komisionit ishte një prezantim i katër ambasadorëve të ardhshëm – në Republikën e Shqipërisë Danço Markovski, në Republikën e Kazakistanit Sali Limani, në Republikën e Kosovës – Shpresa Jusufi dhe në Selinë e Shenjtë – Marija Efremova./Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...