Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, ka deklaruar se është detyrë e Maqedonisë dhe jo e Malit të Zi që të kujdesej për arratisjen e Nikolla Gruevskit.
Ai ftoi kryeministrin Zoran Zaev që të merret më shumë me çështje se pse nuk u lëshua në kohë fletarresti për Gruevskin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke e komentuar deklaratën e Zaevit, i cili para disa ditësh tha se ndjehet i habitur që katër shtete-mike të Maqedonisë kanë lejuar ikjen e Gruevskit përmes terrirotir të tyre, Markoviq tha se Gruevski nëpër Malin e Zi ka kaluar në mënyrë ligjore me dokumente personale.
“Ka hyrë në Malin e Zi dhe ka shkuar për Serbi. Në atë moment sipas të dhënave që posedon Mali i Zi për Gruevskin nuk ka pasur të lëshuar fletarrest, e as nuk ka pasur interesim nga Maqedonia”.
“Miku im Zoran Zaev duhet të merret me faktin se pse në kohë nuk është lëshuar fletarrest për Gruevskin dhe si ka arritur të futet pa pasaportë në një vend anëtare të BE-së, kjo çështje nuk mund t’i ngarkohet Malit të Zi”, tha Markoviq në intervistë për RTCG.
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?